Telenews

Moti për sot dhe ditëve në vijim në Kosovë e rajon

Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe rritje të temperaturave ditore. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi. Në mëngjes nëpër disa lugina mund të ketë mjegull. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -1 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Nëpër disa lugina pritet të ketë mjegull në mëngjes.

Nga e premta na pret mot relativisht i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme. Erërat jugperëndimore do të fuqizohen gradualisht duke ndikuar në rritjen e temperaturave.

Gjatë fundjavës në disa vise të Shqipërisë priten riga krejtësisht të dobëta shiu, ndërsa në viset tjera priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell.

Në fillim të javës së re pritet një front i dobët i ftohtë ajror me reshje lokale kryesisht të dobëta dhe ulje të temperaturave në viset kontinentale.

Të ngajshme

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj