Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e rajon

Sot në Kosovë na pret mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, ndërsa erërat jugore dhe jugperëndimore do të vijnë duke u fuqizuar. Në mbrëmje dhe gjatë nates priten reshje lokale shiu e temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 10 gradë Celsius,

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven lindore sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe lokalisht me intervale kohore me diell. Pasdise dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje lokale shiu. Reshje më intensive priten në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Të dilen na pret mot i vranët dhe me intervale të shkurtra kohore me diell në Kosovë, ndërsa herë pas here priten riga lokale shiu. Reshje më intensive shiu priten në veri dhe jug të Shqipërisë. Në viset tjera reshje të pakta lokale.

Edhe ditëve të ardhshme priten vranësira, intervale kohore me diell, erëra jugore e riga të izoluara shiu. Temperaturat maksimale mbi 10 gradë Celsius. Në Kosovë pak reshje shiu e në veri dhe jug të Shqipërisë më shumë.

Të ngajshme

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Yllka Gashi

Taulant Seferi përfshihet në formacionin e javës në Turqi

Yllka Gashi

Thaçi do të qëndrojë në paraburgim deri në aktgjykim, gjykatësi jep urdhër të mos dërgohen më komente për rishikimin e radhës

Yllka Gashi