Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Rajon

 

 

Sot në Kosovë na pret mot mjaft jo-stabil, me vranësira e reshje të herëpashershme, lokale shiu. Pasdite parashihen zhvillime të fuqishme vertikale që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperatura maksimale deri në 19 gradë Celsius.

Në Shqipëri më pak rrebeshe shiu. Parashihen vranësira e intervale kohore me diell, ndërsa pasdite vetëm në disa zona në veri, lindjem juglindje dhe jug parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale sot priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe veri të Malit të Zi.

Një valë të re rrebeshesh kalimtare shiu, lokalisht me vetëtima dhe bubullimë parashihet të kemi të Enjten, megjithatë temperaturat do të fillojnë të rriten së bashku me fuqizimin e erërave jugore dhe juglindore.

Nga e premtja rritje e ndjeshme e temperaturave, ndërsa priten shumë më shumë intervale me diell, megjithatë mund të ndodhë ndonjë reshje e izoluar. Të dielën pasdite vonë destabilizim i fuqishëm i atmosferës

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj