Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë e Rajon

 

 

Sot në Kosovë na pret mot me intervale të gjata kohore me diell sidomos paradite ku ka mundësi edhe për rrebeshe në rajone të izoluara. Pasdite sërish priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut duke përfshirë edhe ato konvektive duke kushtlzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të izoluara priten në gjysmën veriore të vendit, kurse në gjysmën jugore kryesisht pa reshje.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës sot pasdite parashihet të ketë destabilizim të fuqishëm të atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Edhe ditëve të ardhshme na pret mot paksa i ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell dhe nganjëherë me zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj