Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim për Kosovë dhe vendet e rajonit

Sot në Kosovë do të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Reshje më intensive priten gjatë orëve të mëngjesit. Gjatë ditës së sotme reshjet do të bien në intensitet, por do të vazhdojnë ende herë pas here. Në viset kodrinore-malore do të fillojnë reshjet e bores. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 9 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale shiu. Gjatë ditës në Maqedoninë Veriore do të ketë intervale kohore me diell.

Të martën do të kemi ardhjen e ciklonit të ri me reshje shiu. Pas kthjellimit afatshkurtër, menjëherë do të ketë shtim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të reja shiu, fillimisht në Shqipëri dhe Mal të Zi e pastaj edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Në Shqipëri, veri- perëndim, perëndim dhe jug të Kosovës pritet valë e re reshjesh intensive. Lokalisht edhe në viset tjera.

Nga e mërkura do të kemi stabilizim gradual të motit dhe reshjet do të jenë vetëm sporadike. Do të kemi intervale kohore me diell dhe Temperaturat pritet të luhaten nga 0 ajo minimale deri në 14 gradë Celsius ajo maksimale. Në viset mesdhetare pak më ngrohtë.

Të ngajshme

Murati: Para konstituimit të Kuvendit duhet marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Yllka Gashi

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve

Yllka Gashi

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Yllka Gashi