Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti deklaron se ka pasur një numër të ‘non paper’ të cilat Serbia i ka dërguar në Strasburg në kundërshtim të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por sipas tij, e njëjta e ka humbur këtë betejë. Ahmeti thotë se Kosova ka siguruar mbështetjen në vota si dhe interpretimin ligjor që sqaron se nuk ka pengesa për shtetin në këtë drejtim.
Numri dy në Ministrinë e Jashtme ndër të tjera flet edhe për dialogun, çështjen e njohjeve si dhe pritjet për tu bërë pjesë e Partneritet për Paqe këtë vit.

