Telenews

MPJD THOTË SE ËSHTË NË KOMUNIKIM ME AUTORITETET SERBE PAS ARRESTIMIT TË SHTETASIT KOSOVAR

Përmes njoftimit, MPJD ka njoftuar se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe për sqarimin e rrethanave.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, të dielën një person i cili po kthehej nga Gjermania, është arrestuar në kufi me Hungarinë dhe Serbinë dhe se ende nuk dihet arsyeja e këtij arrestimi.

Të ngajshme

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit, i dyshuari në arrati

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në datën e preferuar të VV, Osmani partive opozitare: Diçka tjetër thonë para kamerave, diçka tjetër në takime

KushtrimGuraj

Mësohet se kur i jepet lamtumira e fundit Nexhat Dacit

Donat Hashani