Gjilani ka barazuar me Malishevën 0-0, në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili është ankuar për orarin e ngjeshur të ndeshjeve.
Ai theksoi se orari i ngjeshur që është në Superligën e Kosovës, nuk është as në Premier League.
“Kjo është ndeshja e pestë qe ne luajmë brenda 13 ditësh, kjo as në Premier League nuk ndodhë, është e vështirë të luhet në këtë stadium”, u shpreh Munishi.
“Normalisht që pengon lodhja, kemi luajtur të shtunën në vend të luajm të dielën, ose të hënën, po e them edhe njëherë nuk ndodh as në Premier League, as te Manchester City dhe Liverpooli”.
Gjilani me këtë barazim mbetet në pozitën e dytë me 49 pikë, dy më pak se Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.