Telenews

Murati insiston në votim të fshehtë si në Bundestag, por për Merz u praktikua që në raundin e parë!

Deputeti i betuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë disa akuza me aludime të devijuara ndërsa ngrit paralele për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, me atë të Bundestagut Gjerman.

Ai specifiksht ka përmendur zgjedhjen Friedrich Merz kancelar të ri gjerman, për të cilin faktikisht që nga raundi i parë u praktikua votimi i fshehtë, dhe jo siç pretendon Murati, që deputetët në Kosovë, të marrin shembullin e njëjtë, meqë insistimi i partisë së tij, për votim të fshehtë u propozua pas disa tentimeve për konstituim meqë s’e kanë shumicën.

”ME VOTIM TË FSHEHTË, Bundestagu Gjerman sapo votoi për Kancelarin Friedrich Merz.

Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne.

Bllokada që opozita po vazhdon t’ia bëjë konstituimit të Kuvendit është jashtë çdo arsyeje.

Është për t’u marrë shembull sjellja e partive gjermane, që, megjithëse votimi për Kancelar në herën e parë dështoi të prodhonte rezultat, askush nuk e bëri temë ndërrimin e kandidatit dhe askush nuk kërkoi qeveri tranzicioni”.

Kujtojmë që Friedrich Merz, arriti të zgjidhet kancelar me raundin e dytë të votimeve, ndërsa ende mbetet pikëpyetje se kush nga deputetët e Bundestagut, refuzuan ta votonin në raundin e parë të sesionit.

Të ngajshme

Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj