Telenews

Murati: Qeveria po i mbështet bizneset në veri për hapjen e deri në 2 mijë vende të reja pune

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se Qeveria e Kosovës po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murati thotë se të gjithë ata që janë të interesuar mund të drejtohet tek zyrat e Agjencisë së Punësimit.

“Me rivendosjen e rendit dhe ligjit në katër komunat veriore të vendit, tani po shohim dita ditës edhe hapjen e bizneseve të reja dhe shtimin e aktivitetit afarist në atë pjesë.

Qeveria po mbështetë të gjitha bizneset e reja dhe ato ekzistuese në katër komunat në veri për hapjen e deri në dymijë vende të reja pune, përmes subvencionimit të pagës për punëtorët.

Për më shumë informata, mjafton të drejtoheni tek zyrat e Agjencisë së Punësimit që tashmë gjenden edhe në hapësirat e objekteve komunale”, shkroi Murati.

Të ngajshme

Rriten sërish çmimet në Kosovë – ASK jep detaje me të dhënat e fundit

Erzana Fazliu

Suedia njofton kaq miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Donat Hashani

Importet e Kosovës shënojnë rritje në korrik, prin mallrat nga Kina e Turqia

Valjeta Turkaj