Telenews

Murati-Ramës: Komuna e Prishtinës nuk kreu pagesat pavarësisht alokimit të buxhetit

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas mos-ekzekutimit të pagesave nga Komuna e Prishtinës, megjithëse Thesari kishte alokuar mjetet për muajin dhjetor. Ai ka theksuar se alokimi u bë më herët sesa zakonisht, të premten pasdite, për të mundësuar pagesën e faturave esenciale, përfshirë energjinë elektrike.

Megjithatë, Murati ka shtuar se stafi komunal ka përfunduar orarin e punës dhe nuk ka kryer asnjë pagesë, duke planifikuar që pagesat të bëheshin vetëm të hënën.

“Fillimisht u habita, sepse kjo sjellje nuk përkonte me urgjencën që kishin paraqitur kur kërkuan alokim të parakohshëm,” ka shkruar ai në Facebook.

Ministri ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe nënkryetarët për shpërndarjen e propagandës anti-qeveri, duke pretenduar se pagesat ishin bllokuar nga Qeveria, ndërkohë që sipas tij, ato mund të ishin kryer të premten.

Murati ka lidhur këtë veprim edhe me votën kundër të deputetëve të LDK-së për buxhetin e Prishtinës, duke thënë se opozita po krijon artificialisht kriza pa kauza reale.

 

Të ngajshme

Kurti jep sinjale bashpunimi me partitë tjera: Do t’i takojmë e do të komunikojmë

Rrezarta Ramaj

Numërimi drejt fundit, LVV bie në 42.94 %, PDK 21.05% , LDK 17.63 %, AAK 7.18 %

Rrezarta Ramaj

Numërohen 100% të votave në Prishtinë, kjo është partia prijëse në kryeqytet

KushtrimGuraj