Telenews

Murati tregon me numra konkret se sa pensionistë përfitojnë nga rritja e pensioneve

Ministri i Financave, Hekuran Murati është shprehur se nga rritja e pensioneve, do të përfitojnë 304 mijë e 6 qytetarë.

Rritja e pensioneve nis nga muaji tetor, e ai për kategrori të luftës nga janari 2025.

“Është një lajm i mirë për të gjithë pensionmarrësit, sepse rritja do të jetë së paku prej 20 për qind, pra ato pensione që rregullohen sipas skemave dhe ligjit për pensionet e financuara nga shteti, rritja do të fillojë të zbatohet nga ky muaj, pra muajit tetor. Edhe pensioni për kategori të luftës, do të hyjë në fuqi nga janari”.

“Ky numër prek 304 mijë e 16 përfitues. Impakti i tërësishëm buxhetor parashihet të jetë prej 100 milionë euro shtesë”, tha Murati.

Të ngajshme

Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

Valjeta Turkaj

Agon Zejnullahu vdiq në rrethana ende të paqarta në orët e hershme të së hënës gjatë ndalimit nga policia.

Erzana Fazliu

Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë

Valjeta Turkaj