Pas fitores ndaj Valencias, Real Madridi do të kërkoj tre pikë të reja sot në udhëtim te skuadra e Mallorcas, për t’iu afruar Barcelonës në garën për titull.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas dhe zhvillohet në ”Visit Mallorca Estadi”, më fillim nga ora 14:00, shkruan Telenews.al
Për skudrën bregdetare nga minuta e parë do të luaj edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, këtë e ka bërë të ditur Arlind Sadiku përmes një postimi në faqen e tij në Facebook
28-vjeçari do të kërkoj golin e radhës në La Liga, pasi nuk ka shënuar që nga 4 janari në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Pontevedra.
Kujtojmë që Muriqi ka shënuar ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të sezonit, ku Mallorca humbi me rezultat 4-1.

