Telenews

Muriqi shkëlqen me 23 gola, por Mallorca bie nga La Liga

Vedat Muriqi shkëlqeu, por RCD Mallorca nuk arriti ta shmangë rënien nga elita e futbollit spanjoll. Pas përfundimit të sezonit dramatik në La Liga, skuadra nga ishulli u detyrua të përshëndetet me elitën, pavarësisht triumfit të pastër 3-0 ndaj Real Oviedo në javën e fundit.

Sulmuesi kosovar edhe një herë ishte vendimtar për ekipin e tij, duke realizuar gol dhe duke e mbyllur sezonin me plot 23 realizime në kampionat. Me këtë shifër, Muriqi u rendit ndër golashënuesit më të mirë të La Ligës, duke qenë në garë deri në fund për trofeun “Pichichi” me Kylian Mbappe.

Megjithatë, paraqitjet brilante të “Piratit” nuk mjaftuan që Mallorca të siguronte mbijetesën. Skuadra përfundoi kampionatin me pikë të barabarta me rivalët direktë, por për shkak të rezultateve më të dobëta në ndeshjet direkte, ra një kategori më poshtë.

Pas këtij zhvillimi, në mediat spanjolle kanë nisur spekulimet për të ardhmen e Muriqit. Interesimi për bomberin kosovar është rritur ndjeshëm, ndërsa disa klube evropiane po monitorojnë situatën e tij. Emri i FC Barcelona është përmendur ndër ekipet që mund të bëjnë lëvizje për transferimin e tij gjatë afatit veror.

Ndërkohë, tifozët kosovarë mbeten në pritje të vendimit të sulmuesit edhe për vazhdimin e karrierës me Kombëtarja e Kosovës, pasi kohët e fundit ai kishte lënë të kuptohej se mund të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar.

Të ngajshme

Arbër Hoxha ftohet nga Dinamo Zagreb për ndeshjet e UEFA Europa League

Yllka Gashi

Kianoush Rostami i sjell Kosovës medaljen e nëntë në “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj

​“Fadil Vokrri” jashtë funksionit, Prishtina – Vushtrria luhet në Hajvali

Yllka Gashi