Telenews

MUSLIU I DREJTOHET HAXHIUT: PËR TI TAKUAR THAÇIN E VESELIN, FILLIMISHT DUHET T’JU KËRKOSH FALJE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, me rastin e njoftimit të saj se këtë të marte ajo udhëton drejt Hagës, për të vizituar ish-krerët e UÇK-së.
Musliu përmes një reagimi në facebook, shkruan se Haxhiu fillimisht duhet të kërkojë falje meqë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Veseli, dikur i quajti kriminelë.
Postimi i saj në Facebook:

”Albulena Haxhiu para se të niset në Hagë do të duhej fillimisht ti kërkonte publikish falje Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit që i quajti kriminel. Nëse nuk kërkon falje publike kërkesa për ti takuar liderët e UÇK-së është e pakuptimit dhe e padrejtë”.

Të ngajshme

Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën

Valjeta Turkaj

Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”

Valjeta Turkaj

Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takaichi

Valjeta Turkaj