Telenews

NASA publikon atë që po vlerësohet si “pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë”

NASA ka nxjerrë atë që po vlerësohet pamja më e qartë e Marsit deri më tani, duke treguar shkëmbinj mahnitës blu që mbushin peizazhin marsian.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, janë kapur nga pajisja Perseverance ndërsa vazhdon të eksplorojë Planetin e Kuq.

Ato thuhet se zbuluan gjithashtu formacionin gjeologjik ‘të parë të këtij lloji’.

Gurë të dhëmbëzuar të bazaltit vullkanik u vunë re rreth shkëmbit të bardhë, i cili u zbulua se kishte një përbërje minerale ndryshe nga çdo gjë që NASA ka parë ndonjëherë më parë në Mars.

Ekipi i NASA-s që drejtonte pajisjen e quajti këtë fushë shkëmbore “Mount Washburn” për nder të një mali në Parkun Kombëtar Yellowstone.

Perseverance – një “laborator” i lëvizshëm me madhësi të makinës, i kontrolluar në distancë – ka eksploruar pellgun me pluhur të këtij vendi të përplasjes së asteroidit, i quajtur krateri Jezero, që nga shkurti i vitit 2021.

Studiuesit e projektit të misionit Mars 2020 të NASA-s që nisi Perseverance vite më parë, shpresojnë që gjetjet e tjera si shkëmbi të zbulojnë detaje mbi atë që është tani nën sipërfaqen e Marsit dhe se si u formua planeti.

Të ngajshme

Honda zbulon planet për automjete sportive elektrike

KushtrimGuraj

Musk sugjeron që robotët t’i ndjekin njerëzit për t’i penguar të kryejnë krime

KushtrimGuraj

Viber sjell një funksion të ri – a do ta përdorësh?

KushtrimGuraj