Telenews

NATO do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se do të dërgojnë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, për të ndihmuar vendin që të mbrohet kundër dronëve.

“Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjmë është të përmbushim atë që aleatët kanë premtuar, për të rritur dhe ofruar edhe më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore”, tha ai.

“NATO do të dorëzojë në ditët e ardhshme sisteme kundër dronëve për të kundërshtuar kërcënimin specifik të dronëve, duke përfshirë ato nga Irani. Asnjë komb nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë kundër Ukrainës”.

Kjo vjen pasi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se do t’i kërkonte presidentit Volodymyr Zelenskyy të ndërpresë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Iranin në shenjë proteste për dronët.

“Veprimet e Iranit janë të ndyra dhe mashtruese”, tha ai.

Të ngajshme

Detaje nga aksidenti tragjik në Zvicër: 5 viktima, 40 të lënduar

Yllka Gashi

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi