Telenews

Ndahet nga jeta Qamile Rexha, nëna e ish-komandant “Drinit”

Është ndarë nga jeta sot nëna e ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, Qamile Rexha.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës ku kanë dhënë edhe detaje rreth ceremonisë së varrimit.

“Ajo pati vetëm një dëshirë, të gjinden ata që i vrranë djalin, por sot i mbylli sytë pa i parë vrasësit e djalit”, shkruhet në një postim.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot, me vakt të ikindisë në varresat e reja Lubizhdë.

Më 8 maj 2000 ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha-‘Drini’, qe vrarë para shtëpisë së vet në Prizren.

Ekrem Rexha-‘Drini’, u vra para shtëpisë së vet në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, sa po punonte drejtor për Emergjencë në Komunën e Prizrenit.

Drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, edhe pas angazhimit, ka dështuar për gjetjen e vrasësve të tij

Të ngajshme

Mbi 19 mijë kosovarë, nesër votojnë nëpër përfaqësitë diplomatike

Valjeta Turkaj

Kosova, ndër aplikuesit kryesorë për bashkim familjar në Gjermani

Valjeta Turkaj

Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Valjeta Turkaj