Telenews

Ndalohen tre noterë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj dhe në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Feriza,j për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një urdhër kontroll.

Ne këtë rast me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, me incialet: A.S., – noter nga komuna e Vitisë, I.M.,- Prishtinë dhe F.N., – komuna e Dragashit, nën dyshimin e veprave penale “Legalizimi i përmbajtjes së pa vërtetë në bashkëkryerje”, “Falsifikimi i dokumenteve “ dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndalimi i tre të pandehurve në këtë rast është bërë si rezultat i vazhdimit të hetimeve që ndërlidhet me rastin paraprak, ku më herët nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, u ndaluan edhe pesë persona të tjerë, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Të ngajshme

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj