Telenews

Ndalohet për 48 orë polici i cili dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur

Një polic është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Gjakovë.

Kështu ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

I dyshuari ishte arrestuar dje nga IPK-ja, ndërsa sot me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48-orë.

“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore, zyrtari policor është arrestuar dje, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK thotë se veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

source

Të ngajshme

E rëndë në Gjakovë: Një vajzë e mitur tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Donat Hashani

Aksidenti në Prishtinë, lëndohen tre persona

Donat Hashani

AAK-ja del kundër shpërndarjes së Kuvendit

Donat Hashani