Telenews

Ndalohet personi që kërcënoi gazetarin Ermal Panduri

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin Ermal Panduri, gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social.

Ky rast është iniciuar më 22 korrik 2024.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

Të ngajshme

E dhimbshme: Ky është 55-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Skenderaj derisa po rregullonte çezmën e ujit –

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik takon Presidenten Justina Shiroka-Pula: Do të forcojmë partneritetin me Kosovën –

KushtrimGuraj

Protestuesit fillojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të dytën ditë me radhë

Rrezarta Ramaj