Telenews

NDËRRON JETË DOKTORI MUHARREM KRASNIQI

Ka vdekur doktori Muharrem Krasniqi.
Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se Krasniqi ishte specialist i Klinikës sê Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
I ndjeri që nga fillimi i pandemisë COVID-19 kishte shërbyer edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të madh ka pranuar lajmin për vdekjen e Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i Klinikës sê Anesteziogjisë dhe Reanimacionit në QKUK”.
“Ishte punëtor i madh dhe i zellshëm, në çdo kohë në shërbim të pacientëve.Nga fillimi i Pandemisë Covid-19, shërbeu edhe në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, duku ofruar kujdes maksimal për pacientët me COVID-19. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë punëtorëve shëndetësor për këtë humbje të madhe”.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani