Telenews

Ndeshje historike: Formacioni i mundshëm i Ballkanit përball Zalgiris

Skuadra e Ballkanit do të fillojë sot garat evropiane për herë të parë në histori të klubit. Ballkani do të përballet me kampionin nga Lituania, FK Zalgiris.

Ndryshe nga Ballkani që ndodhet për herë të parë në rrethin kualifikues për UEFA Champions League, kundërshtari i tyre është i njohur për këtë fazë.

Përpos mungesës së Rrustem Hoxhës, skuadra e udhëhequr nga trajneri shqiptar, Ilir Daja është e kompletuar dhe e përgatitur plotësisht për këtë sfidë.

Daja, në konferencë për media kishte paralajmëruar se do të sjellë një skuadër ndryshe nga herët e kaluara, teksa ka shtuar se ka përgatitur dy skema të ndryshme për lojën

Formacionet e mundshme me të cilat mund të paraqiten skuadrat.

Ballkani (4-3-3): Dashnor Balaj (GK); Armend Thaçi, Arbër Potoku, Astrit Thaqi, Egzon Sinani; Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica; Albion Rrahmani, Nazmi Gripshi, Qëndrim Zyba.

Zalgiris (4-5-1): Edvinas Gertmonas (GK); Mario Pavelic, Kipras Kažukolovas, Dinmuhammed Kashken, Joel Bopesu; Nicolás Gorobsov, Saulius Mikoliūnas, Mantas Kuklys; Frances Kyeremeh, Josip Tadic.

Takimi mes Ballkanit dhe Zalgiris do të zhvillohet sot ( e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00.

Të ngajshme

Valencia synon transferimin e Vedat Muriqit gjatë afatit kalimtar të janarit –

KushtrimGuraj

Liverpooli dhe Arsenali përballen në “Anfield”, duel i rëndësishëm në garën për kreun e Premier League –

KushtrimGuraj

“Këtë herë ishte më e lehtë”, Flick tregon pse e largoi Yamal-in pas dy golave –

KushtrimGuraj