Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas në mënyrën e saj unike, duke publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku shfaqet në një transformim nga pamja natyrale, pa grim, në një dukje të kuruar me makijazh profesional.
Interpretuesja e hitit “Meant to Be” ka dashur t’u përcjellë ndjekësve të saj një mesazh të qartë: një grua është e bukur në çdo formë, qoftë me apo pa makijazh.
Në videon e publikuar, Bebe fillimisht shfaqet me një pamje krejt natyrale, duke treguar se bukuria nuk varet nga standardet e vendosura nga industria e modës apo e grimit. Më pas, ajo transformohet, duke realizuar një look të kuruar, por pa e humbur natyrshmërinë dhe vetëbesimin që e karakterizon.
@beberexha

