Telenews

“Në emër të Lirisë”, ministri Aliu viziton ekspozitën e Rexhep Selimit në Tiranë (FOTO)

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar ekspozitën e ish-komandantit të UÇK-së, Rexhep Selimit, të titulluar “Në emër të Lirisë”, veprat e së cilës janë vendosur në hapësirat e kryeministrisë së Shqipërisë, në Tiranë.

“Sërish përmes artit, pranë luftës dhe përpjekjeve për liri. Edhe pranë Rexhës, përmes pikturave të tij”, ka shkruar Aliu në një status në Facebook.

Ekspozita me pikturat e Selimit është hapur më 17 shkurt, në ditën e pavarësisë së Kosovës dhe do të qëndrojë e hapur për vizitorë deri më 4 mars.

Ekspozita “Në emër të Lirisë”, e vendosur në hapësirat e kryeministrisë, në Tiranë. (Foto: Liburn Aliu / Facebook)

Të ngajshme

Rusia fillon mobilizimin, Zelenskyy: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë

Yllka Gashi

Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Valon Murseli i PDK-së ngre shqetësime: Dy muaj pritje për auditimin, ndërsa Komuna ndan 2 mijë euro subvencion

Rrezarta Ramaj