Telenews

NË MAL TË ZI GODITET KRIMI: ARRESTOHET ISH-KRYETARJA E GJYKATËS SË LARTË, VESNA MEDENICA

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, është arrestuar mbrëmë vonë në aeroportin Golubovc, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave malazeze, Medenica u ndalua nën dyshimet se ka kryer dy vepra penale, krijimin e organizatës kriminale dhe ndikim të paligjshëm.
Medenica ishte në krye të Gjykatës së Lartë për 17 vjet, deri në dorëheqjen e saj në fund të vitit 2020.
Filip Axhiq, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, me rastin e arrestimit të Medenica-s, tha se në Mal të Zi nuk ka më persona të paprekshëm.
“Drejtësia do të trokasë në derën e të gjithëve. Do të bëjmë një vend me mundësi të barabarta për të gjithë, një vend të drejtësisë dhe institucioneve të forta, civile dhe evropiane”, tha Axhiq.

Të ngajshme

Ngjarjet 4 Korrik

Erzana Fazliu

Fabrika pa leje ndërtimi në Gjilan: Puna nuk ndalet, banorët ankohen (VIDEO)

Donat Hashani

Djali i Veselit i reagon Kurtit për PDK-në: Deklarim aspak dinjitoz, me qëndrime të tilla po sjell përçarje

Donat Hashani