Telenews

Në periudhën e vështirë jetësore, Shakira gjen forcë të shfaqet si Wonder Woman për Halloween dhe merr miliona pëlqime në rrjetet sociale

ne-periudhen-e-veshtire-jetesore,-shakira-gjen-force-te-shfaqet-si-wonder-woman-per-halloween-dhe-merr-miliona-pelqime-ne-rrjetet-sociale

Të hënën, Shakira u shfaq në rrjetet sociale për të fotografi të kostumit të saj të Halloween.

Këngëtarja e njohur e festoi këtë rast duke u veshur si Wonder Woman, e cila është personazhi i saj i preferuar fiktiv nga DC Universe.

Në imazhin e shpërndarë nga kolumbiania në Instagram, ajo shfaqet e veshur plotësisht si superheroina e DC Comics, e krijuar nga William Moulton Marston në vitin 1941 dhe së fundmi e luajtur nga aktorja Gal Gadot.

(Foto: Instagram/shakira)

“Nga nxitëse tifozësh në superheroinë. Me që ra fjala, Wonder Woman ishte kostumi im i parë! Halloween, justifikimi i përsosur për të përmbushur ëndrrat e fëmijërisë!”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.

E veshur si Wonder Woman, Shakira mbante gjithashtu lente kontakti të kaltra që përputheshin me fundin e saj, ndërsa fotografitë kanë marrë afro dy milionë pëlqime.

(Foto: Instagram/shakira)

Ish-partnerja e Gerard Pique po kalon një periudhë të vështirë pas ndarjes së saj me qendërmbrojtësin e Barcelonës.

Për më shumë, babai i saj, William Mebarak, ka probleme shëndetësore dhe madje kaloi disa ditë në spital për t’iu nënshtruar një operacioni javën e kaluar.

Të ngajshme

Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë romancen e tyre

Blearta

Monika befason duke treguar një fakt për Bebe Rexhën: Ajo vdes për të pasur një burrë shqiptar

Valjeta Turkaj

Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri

Rrezarta Ramaj