Telenews

Nën moderimin e Ledion Liços, zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP 5

Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 5”, vjen së shpejti në Top Channel, nën moderimin e Ledion Liços.

Nga 20 dhjetori do të nisë reality show që premton të mbajë mbërthyer para ekranit miliona shikues, nga shqiptarët anë e mbanë botës, shkruan TCh.

Ndërkohë që rrjeti po “zien” me konkurrentë të mundshëm, na mbetet vetëm të presim se cilët do të jenë ata që do të vëzhgohen 24 orë nga qindra kamera, drejt e në ekranet tuaja përmes dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb.

E ardhmja është e shkruar… E ardhmja nis prej 20 dhjetorit.

Të ngajshme

Presidentja Shiroka Pula merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Rrezarta Ramaj

Vdes një person në Prishtinë, policia jep detaje

Rrezarta Ramaj

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj