Telenews

Nëna e Thaçit lirohet nga spitali pas trajtimit disaditor

Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi është liruar sot në shtëpi pas trajtimit në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ajo kishte qëndruar disa ditë në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Kjo u konfirmua nga drejtori i kësaj Klinike Besnik Elshani.

“Po, ka qenë në trajtim. Sot është liruar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore pas ekzaminimeve dhe analizave të bëra”, tha ai.

Klankosova.tv mëson se ajo ka qëndruar në trajtim për pesë netë.

Derisa sot është liruar nga spitali dhe është dërguar për t’u trajtuar në shtëpi me mjek.

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj