Telenews

Nënkoloneli i FSK-së fillon detyrën në Londër

Nënkoloneli i FSK-së, Ilir Beqiri, ka filluar detyrën e tij në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, ku do të kontribuojë për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Angazhimi i tij në këtë detyrë dëshmon përkushtimin institucional për të forcuar partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, një ndër partnerët kryesorë të Republikës së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ministria e Mbrojtjes i ka uruar nënkolonelit Ilir Beqirit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij dhe një mandat të suksesshëm në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe avancimit të interesave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes.

Të ngajshme

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj

Senatorët amerikanë i kërkojnë qeverisë së re serbe normalizim raportesh me Kosovën –

KushtrimGuraj