Telenews

‘Nervozohet’ Jasharaj, mesazh të prerë Kurtit: Do ta shihni tash kush është serioz

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk do të zhvillojë takime me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pa praninë e mediave.

Jasharaj në një lidhje direkte në Kanal10, ka thënë se kjo është për faktin se në takimin e fundit, sipas tij Kurti nuk u tregua serioz për të gjete zgjidhje.

“Asnjë takim më nuk do ta bëjmë me qeverinë pa qenë të pranishme mediet, sepse këtë takimin e vetëm dhe të fundit që e kishim, kryeministri në vend që të angazhohet seriozisht dhe t’i çajmë hallet bashkë. Ai doli me ironi dhe sarkazëm dhe humor të keq u ndalë tek fjala vëllezër. Tani e tutje do të kemi takime vetëm kur të jenë mediat, dhe do të shihet se cilat palë janë të angazhuar, e cila po bënë humor e satirë me këtë situatë”, ka thënë Jasharaj.

Këshilli Grevist sot hodhi poshtë një draft-marrëveshje të propozuar nga Avokati i Popullit për ta ndërprerë grevën.

Sindikatat e akuzuan Avokatin e Popullit për propozim të njëanshëm, duke thënë se ai nuk po luan rol të balancuar mes dy palëve.

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, 300 euro dënim dhe ndalim mjeti për shoferin në Ferizaj

Erzana Fazliu

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

Donat Hashani