Telenews

“Nëse ka radhën i lan dhe enët”, Vera Ora flet për marrëdhënien me Ritën

“nese-ka-radhen-i-lan-dhe-enet”,-vera-ora-flet-per-marredhenien-me-riten

Mes të qeshurash, Vera Ora tregoi për marrëdhënien me të bijën.

Në momentin që hyn në shtëpi nuk është më ylli ndërkombëtar Rita Ora, por nëse ka radhën do lajë enët, do pastrojë tualetin dhe do bëjë gjithçka që i kërkohet.

“Bëj shaka, mirëpo Rita është shumë e kuptueshme dhe më duket se ajo e gëzon atë thjeshtësinë që i sjell familja sepse i duket më normale ajo sesa atë që e ka punë,” – u shpreh Vera Ora, në një intervistë për Euronews Albania

E çfarë i thotë e ëma Ritës? Ajo rrëfeu se vazhdimisht i kujton se të gjithë janë të mirë në punën që bëjnë, thjesht ajo këndon dhe e ka më interaktive marrëdhënien e punës me publikun.

E si përgjigjet ylli ndërkombëtar?

“Po mami e di,” – rrëfeu Vera Ora.

Të ngajshme

Tre banorët e parë hyjnë para kohe në Big Brother VIP Kosova 5, nesër zbulohen emrat e tjerë –

KushtrimGuraj

Resul Sinani, opinionist në Big Brother VIP Kosova 5

Rrezarta Ramaj

Tifozi bëhet viral: Bëri foto me Dua Lipën pa e ditur se kush ishte ajo!

Rrezarta Ramaj