Telenews

Nesër dhe pasnesër priten vranësira, riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten dhe të premten e kësaj jave do të ketë ndryshim të motit.

Në këtë valë të nxehtit parashikohet të ketë shkarkime rrufesh dhe riga shiu për gjatë dy ditëve të ardhshme, por edhe ulej të temperaturave nga 4 deri në 5 gradë Celius.

Të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi  1-8m/s”, thuhet në njoftim

Të ngajshme

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu

Era Istrefi i bën vetes dhuratë luksoze për ditëlindje – një BMW X7

Erzana Fazliu