Telenews

Nesër mbahet seanca për vrasjen e Triumf Rizës në gjykatë të pranishme familjarët dhe emra të njohur

Nesër, me datë 23 prill, në ora 09:30, në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së ish-policit Triumf Riza, një ngjarje që tronditi opinionin publik vite më parë dhe që vazhdon të jetë në fokusin e drejtësisë dhe medias.

Në seancë do të marrin pjesë familjarët e Triumf Rizës, të cilët prej vitesh po kërkojnë drejtësi për këtë rast. Të ftuara për të ndjekur nga afër procesin janë edhe motrat Adelina dhe Zanfina Ismajli.

Sipas burimeve, seancat për këtë rast do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, duke qenë se pritet të shqyrtohen dëshmi të rëndësishme.

Të akuzuar për këtë rast janë Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu. Ilir Abdullahu ka qenë i pranishëm në disa seanca të mëparshme nën përkrahjen publike të moderatorit dhe figurës mediatike Meriton Mjekiqi, i cili mësohet se edhe nesër do të jetë në sallën e gjyqit për të ndjekur nga afër zhvillimet.

Ky proces vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit publik për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka rasti dhe figurës së Triumf Rizës.

Qëndroni me ne për të gjitha zhvillimet dhe detajet nga seanca e nesërme për vrasjen e Triumf Rizës.
Çdo informacion i ri do të publikohet në kohë reale.

Të ngajshme

Deputetët e Listës Serbe pjesëmarrës në seancën e Kuvendit të Kosovës

Valjeta Turkaj

Lushaku para seancës: Të shohim nëse ka reflektuar VV dhe a i ka siguruar votat

Valjeta Turkaj

Prokuroria del me detaje tjera: I mituri dyshohet se ekzekutoi zyrtarin policor, të tjerët e moshës madhore e përcollën

Valjeta Turkaj