Telenews

NESËR VAZHDOJNË BISEDIMET MES RUSISË DHE UKRAINËS

Bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë do të duhej të rifillonin më 1 prill, ka njoftuar David Arakhamia nga ekipi negociator i Ukrainës.
Në një kumtesë të publikuar që është cituar nga Reuters, Arakhamia ka thënë se Ukraina ka propozuar që të takohen liderët e dy vendeve, por Rusia ka refuzuar një propozim të tillë – duke theksuar se duhet bërë më shumë punë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërkohë i ka karakterizuar bisedimet si “vetëm fjalë boshe pa ndonjë gjë konkrete”, e një vlerësim të ngjashëm e ka dhënë edhe pala ruse.
Kujtojmë që delegacioni nga Kievi dhe ai nga Moska, janë takuar gjatë të martës në Stamboll ku kanë diskutuar për tri orë.
Ukraina pati njoftuar se ka propozuar të jetë shtet neutrale – pra pa synim për anëtarësim në NATO, në këmbim të një garancie për siguri nga shtetet perëndimore.

Të ngajshme

Trump sapo zbarkoi në Pekin: Kjo është një mundësi historike!

Valjeta Turkaj

“Ky është ekipi i Kryeqytetit”, Rama publikon fotografinë me drejtorët

Valjeta Turkaj

Komuna e Prishtinës shpall tender për mirëmbajtje të semaforëve

Valjeta Turkaj