Telenews

Netanyahu kërkoi zgjatjen e afatit për formimin e qeverisë për 14 ditë

netanyahu-kerkoi-zgjatjen-e-afatit-per-formimin-e-qeverise-per-14-dite

Benjamin Netanyahu, mandatari për formimin e qeverisë së re izraelite, kërkoi sot zgjatjen e afatit për formimin e qeverisë për 14 ditë, duke përmendur si arsye ngecjen e marrëveshjes për rolet e partnerëve të koalicionit, njoftoi partia Likud.

Kërkesa u bë në një letër drejtuar presidentit izraelit Isaac Herzog, i cili i dha Netanyahut 28 ditë për të formuar një qeveri pasi partia Likud dhe partnerët e saj të ekstremit të djathtë shkuan në zgjedhje më 1 nëntor.

Në zgjedhjet e 1 nëntorit, partia Likud e Netanyahut dhe partnerët e saj të koalicionit të ekstremit të djathtë fituan 64 nga 120 vendet në parlament, një shumicë ndaj kundërshtarëve të tij të qendrës së majtë të udhëhequr nga kryeministri i atëhershëm Yair Lapid.

Këto ishin zgjedhjet e pesta në katër vjetët e fundit.

Të ngajshme

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj