Telenews

Neville kundër shkëmbimit që po përgatitin Chelsea dhe Man Utd

neville-kunder-shkembimit-qe-po-pergatitin-chelsea-dhe-man-utd

Chelsea dhe Manchester United janë duke punuar për një shkëmbim në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Dy gjigantët anglezë po bisedojnë në mënyrë që Alejandro Garnacho t’i bashkohet Chelseat, derisa francezi Christopher Nkunku të kaloj në Old Traford.

E legjenda nalgeze Gary Neville ka thënë se nuk e kupton këtë shkëmbim mes dy klubeve.

“Nuk e kuptoj për United. Nkunku mezi goditi topin, ai kishte lëndimin kur erdhi për herë të parë dhe u përpoq të dilte në Chelsea”, tha Neville për NBC.

“Nuk po them se Garnacho është lojtari më i mirë në botë, ai duhet të qëndrojë në Manchester United, por nëse ata marrin para të mira për të, kjo mund të funksionojë.

“Por për ta shkëmbyer atë me Nkunku, do të më duhej të thosha se nuk është një lëvizje që do ta bëja nëse do të isha Manchester United. Unë mund ta kuptoj pse do ta bënit nëse do të ishit Chelsea”, ka deklaruar Neville./Telegrafi/

Të ngajshme

Barcelonës i është dhënë afat 23 ditor për të paguar 25 milionë euro për mbrojtësin

KushtrimGuraj

Luis Diaz thyen heshtjen dhe flet publikisht për të ardhmen e tij tek Liverpooli

KushtrimGuraj

Liverpooli refuzon 55 milionë euro për shitjen e yllit të tyre

Valjeta Turkaj