Telenews

“Nga Kosova 200 mijë qytetarë kanë ik prej zorit”

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shprehur shqetësim të thellë për rritjen e emigrimit nga Kosova.

Sipas Kastratit, mungesa e vendeve të punës është shkaku kryesor i këtij fenomeni.

“Dhe emigracioni pse bëhet pyetja themelore, është kjo: sepse nuk ka vend në të reja të punës”, deklaroi Kastrati.

Duke përdorur të dhëna statistikore për të ilustruar shkallën e problemit, ai tha se Kosova ka pësuar një rënie të konsiderueshme të popullsisë në vitet e fundit.

“Po të gjykojmë nga njëqind e tridhjetë e sa mijë banorë më pak, mirëpo nëse merret lindja, trendi lindjeve minus vdekjet, atëherë do të kishte pasë mundësi të ishin 2 milionë […] ti sot i ke potencialisht katërqind mijë më pak”, shtoi ai në ATV.

Kastrati ka lidhur emigrimin direkt me keqqeverisjen dhe mungesën e mundësive ekonomike në vend.

“Këto së bashku me këtë 200 mijë afërsisht që kanë emigru dhe kanë emigru shumë si është shumë qartë për shkak të keqqeverisjes në rastin e parë apo të mos qeverisjes hiç në rastin e dytë”, tha deputeti Kastrati.

Të ngajshme

Përditësimi i fundit – Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

Blearta

Kosova i ekstradon Suedisë një diler, po kërkohej nga Interpoli

Yllka Gashi

Dua Lipa rikthehet në studio pas muajit të mjaltit, vëmendjen e merr unaza e martesës

Yllka Gashi