Telenews

Nga rrënjët familjare te vizioni për të ardhmen – rrugëtimi i Vlorës drejt Asamblesë së Skenderajt

Në zgjedhjet e së dielës, Vlora Jashari garon për Asamblenë Komunale të Skënderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 7 në listë.

Me rrënjë të forta familjare, arsimim të lartë dhe përkushtim ndaj komunitetit, ajo përfaqëson frymën e re që kërkon ndryshim dhe zhvillim të qëndrueshëm për Skënderajn.

E diplomuar në Master – Histori e Kohës së Re, Vlora sjell në politikë një qasje të bazuar në dije, përvojë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj qytetarëve. Ajo thekson se vendimi për të hyrë në garë nuk është rastësor, por i ndërtuar mbi vlera që e kanë formuar dhe dëshirën për të kontribuar realisht për qytetin që e quan shtëpi.

“Ky vendim vjen nga shumë arsye – nga rrënjët e forta familjare që më kanë formuar, deri te rrugëtimi im akademik e profesional. E kam pritur me padurim këtë moment, që bashkë me PDK-në, të jap kontribut për Skënderajn tonë,” – shprehet ajo.

Vlora Jashari shihet si shembull i energjisë rinore dhe forcës së gruas, që synon të përfaqësojë zërin e brezit të ri në Asamble. Ajo beson se zhvillimi i Skënderajt kalon përmes përfshirjes së të rinjve dhe forcimit të rolit të gruas në vendimmarrje.

Me mbështetjen e kandidatit për kryetar të komunës, Sami Lushtaku, ajo fton qytetarët që të besojnë në një vizion të përbashkët për një Skënderaj më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

Voto 7 – Vlora Jashari – PDK
Mbështet Sami Lushtakun për Kryetar të Skënderajt
Për një Skënderaj që ndërtohet me dije, përkushtim dhe energji rinore.

Të ngajshme

Grezda Glass sjell dritaret e aluminit – qëndrueshmëri dhe elegancë për çdo hapësirë!

Erzana Fazliu

Zgjidh majën e Prizrenit, zgjidh Hill Side Residence

Erzana Fazliu

Mundësia e fundit për t’u bërë pjesë e ngjarjes që ndryshon gjithçka

Valjeta Turkaj