Telenews

Nga sot, euro valuta e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve në Kosovë

Që nga sot ( 12 maj), valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme.

Në Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës thuhet se “valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro”.

Bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Më 1 shkurt ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës, që parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e Rregullores, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për popullsinë në veri të Kosovës.

Marrëveshje në Bruksel nuk u arrit as pas gjashtë takimeve.

Ndërkaq, takimi i radhës do të zhvillohet më 13 maj.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani