Telenews

Nga sot në të gjitha Qendrat për Pajisje me dokumente do të punohet me orar të rregullt

Nga e mërkura e tetë majit, në të gjitha Qendrat për Pajisje me dokumente do të punohet me orar të rregullt.

Në njoftimin e Ministrisë Punëve të Brendshme thuhet se Agjencia e Regjistrimit Civil e MPB-së do të ndërpresë punën me orar të zgjatur nga dita e sotme.

“Ky vendim është marrë bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente, andaj bazuar në këtë trend është marrë vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në Qendrat për Pajisje me Dokumente do të punohet vetëm edhe këtë të shtune, datë 11.05.2024 dhe do të punohet nga ora 08:00 deri ne ora 16:00.

source

Të ngajshme

Protesta në Lipjan: Agoni nuk është vetëm një emër, është simboli i padrejtësisë

Valjeta Turkaj

Nga kanagjegji në altar, Engjëllusha kurorëzon sot dashurinë

Erzana Fazliu

Tragjike: Vdes një foshnje 9-muajshe në QKUK

Erzana Fazliu