Telenews

Ngjarje e rëndë në Pejë, vdes një 54-vjeçar nga një incident në ashensor

Një 54-vjeçar në Pejë ka humbur jetën si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazetën Express“, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.Të ngjajshme

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”, tha Rugova.

Ai shtoi se në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 shtator

Rrezarta Ramaj

Specialja nis procesin për kompensim të viktimave në rastin e ish-krerëve të UÇK’së

Yllka Gashi

82-vjeçari nga Kosova humb jetën në detin e Velipojës

Yllka Gashi