Telenews

Ngjarje e tmerrshme në Amerikë: 22 persona të vrarë dhe 50 të plagosur

Të paktën 22 persona u vranë dhe të paktën 50 u plagosën nga të shtënat masive që ndodhën në qytetin Lewiston në shtetin amerikan të Maine. Vrasësi është në arrati dhe shërbime të shumta janë në kërkim të tij.

Maine ndodhet në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, afër Nju Jorkut dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Androscoggin ka publikuar dy foto të një të dyshuari që mbante një pushkë.

Të shtënat kanë ndodhur në tre ndërtesa të ndryshme, duke përfshirë një restorant.

Thuhet se sulmuesi është 40-vjeçari Robert Card, sepse policia e ka etiketuar atë si “person me interes” dhe ka thënë se ai duhet të konsiderohet “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Policia e Maine thotë se i dyshuari për të shtënat masive është një instruktor i armëve të zjarrit, i cili kohët e fundit mori trajtim në një institucion të shëndetit mendor. Ai u trajnua nga ushtria dhe së fundi u dërgua në një institucion për të marrë ndihmën e duhur.

Një buletin i policisë tha se Card raportoi se kishte dëgjuar “zëra” dhe kishte kërcënuar se do të qëllonte një bazë stërvitore të ushtrisë në Saco, Maine.

Banorëve të qytetit, i dyti më i madh në Maine, iu tha të evakuoheshin.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden është i vetëdijshëm për situatën dhe do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet. /Telenews.al/

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj