Telenews

Ngjarjet kryesore për ditën e sotme

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.  (Kabineti i kryetarit, ora 09:00 – pamje në fillim të takimit. Konferenca për media mbahet pas takimit, në orën 09:50)

Punëtorët teknikë të Parlamentit të Kosovës do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta. (Ora 10.00-11.00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia – diskutim për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

ORCA do të bëjë publikimin e Raportit të Monitorimit të Qendrës NARIC, që është përgjegjëse për njohjen dhe verifikimin e diplomave brenda dhe jashtë Kosovës. (Zyra e ORCA-s, rruga “Henric Bariq” numër 6, Prishtinë, ora 10:00)

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Kushtrim Hodaj raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00

INPO do të publikojë raportin e monitorimit të planifikimit të prokurimit në ministri dhe Zyrën e Kryeministrit “Analiza e Planifikimit të Prokurimit: Ndryshimet e Nevojshme dhe sfidat për autoritetet kontraktuese”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:00 -12:00)

Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 11:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, mban diskutim lidhur me dinamikën kohore të intervistivimit të dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të hartojë listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

Të ngajshme

Noizy ironizon me Mozzikun, me postime tallëse për orët luksoze

Erzana Fazliu

Kuvendi publikon një doracak ku një fjalë ngatërrohet me menstruacionet

Erzana Fazliu

Kualitet dhe besueshmëri në çdo projekt – X Company

Erzana Fazliu