Telenews

Ngjarjet kryesore për sot

OneFor Kosova dhe Shoqata Down Syndrome Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbështetje të shërbimeve terapeutike dhe sociale për personat me sindromën Down. (Objekti i qendrës së re të Shoqatës Down Syndrome Kosova, rruga “Justiniani” Prishtinë, ora 09:50)

Bëhet hapja solemne e konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”. Marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci. (Instituti Albanologjik Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet ngjarja e veçantë në Reporting House, në bashkëbisedimin me Alan Chin, fotoreporterin e gazetës “The New York Times”, i cili kishte shkrepur fotografinë e njohur në funeralin e Ali Paçarrizit, luftëtarit të UÇK-së në shtatorin e vitit 1998. (Reporting House, ish – ndërtesa e Gërmisë Prishtinë, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF mban konferencë për media dedikuar arsimit në Kosovë: “Arsimi në rënie të lirë”. (Qendra “BARABAR” te hoteli “Grand”, kati i katërt, Prishtinë, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Të ngajshme

Deputeti Thaçi: Lëvizja “Vetëvendosje” i ka kaluar përmasat e një subjekti politik

Donat Hashani

Përmbytjet në Bosnje: Ka viktima, një numër i madh i të lënduarve dhe të zhdukurve

Donat Hashani

Rekomandimi që uji nga Badoci të mos përdoret për pije, harta e zonave që furnizohen nga ky liqen

Donat Hashani