Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00).
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon punëtorinë me temë: “Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen” (Hotel Emerald, ora 10:00).
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Prishtinës mban mbledhje (Objekti i vjetër i Komunës, salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00).
Specializantët protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë (Ora 12:00).
Një grup i qytetarëve protestojnë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00).
LDK mban takim rajonal në Lipjan ku do të diskutohet me temë: “Qytetet tona – digjitalizimi, planifikimi dhe transformimi”. Merr pjesë edhe kreu i partisë, Lumir Abdixhiku. (Takimi mbahet në Shtigjet e Ecjes në Lipjan, ora 19:00).

