Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) organizon konferencën me temën “Dita e hapur globale e Kombeve të Bashkuara për gratë, paqen dhe sigurinë”. (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:00)
Komisioni për Buxhet shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja te sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi raporton në Komisionin për Shëndetësi mbi aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike përpilon listën e dëshmitareve për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Mediat e interesuara për ta përcjell takimin, duhet të jenë në Presidencë në orën 14:45)
Aktivitetet para ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut:
17:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës
17:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës
18:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Irlandës së Veriut
19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Irlandës së Veriut
(Të gjitha aktivitetet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj