Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Komisioni për Arsim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e  Kosovës për vitin 2024 për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit – vazhdim i mbledhjes së datës 21 janar 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:00)

Komisioni për Arsim shqyrton Projektligjin për Artin dhe Kulturën. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 09:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë, ora 09:30 – 16:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje mban takim me Jetish Maloku – kryesues i KPK-së dhe Albart Zogaj – kryesues i KGJK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton buxhetin e ZKA-së, i ndarë në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Podujevës. (Kuvendi Komunal  Podujevë, ora 10:00)

Federata e Golfit e Kosovës mban konferencë për media. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 15:00)

Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Prizren organizon shfaqjen e filmit dokumentar “Gjithmonë midis njerëzve”, kushtuar kirurgut Shaqir Shehut që shëroi plagët e luftëtarëve të UÇK-së. (Qendra kulturore “Evropa”, Prizren, ora 13:00)

Qendra “Libart” mban bashkëbisedim rreth temës “Njeriu, Zoti, Koha – Perspektiva Filozofike”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”, Prishtinë, ora 19:00)

Artpolis dhe DAH Teatër prezantojnë “Gratë Trojane – Replika”. (Teatri “Dodona”, Prishtinë, ora 19:30)

Të ngajshme

UEFA ndryshon rregullat: Organizatorët e Euro 2028 nuk kualifikohen direkt

Blearta

Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit mbi 20 tonë

Blearta

Gjesti dhe Dhurata Dora bashkojnë forcat, publikojnë nesër këngën e re “Gasolina”

Blearta