Telenews

NGJARJET KRYESORE TË DITËS SË SOTME NË KOSOVË

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Unionin Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis, organizojnë konferencën ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë-ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës. (Hotel Sirius, ora 10:00).
Për nder të 24 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Bahri Fazliu bëhen homazhe pranë varrit të tij. (Varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania-Prishtinë, ora 12:00).
Komuna e Gjakovës për nder të Epopesë së Cabratit organizon homazhe në varrezat e dëshmorëve në orën 10:00 dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Cabratit. (Ora 11:00).
Intervistë, Armend Muja: LVV e konsideron të suksesshme vizitën e Kurtit në Berlin: Opozita ka shkoqitje nga busulla e operimit politik.
Temë me përfaqësues të turizmit të rajonit: A do të ndikojë lufta në Ukrainë në turizmin e Shqipërisë dhe Malit të Zi?
Temë: Pozita dhe opozita me dallime për punën e komisioneve hetimore.
Intervistë, Eroll Salihu: Për 6-vjetorin e pranimit në UEFA dhe zhvillimet e fundit në FFK.

Të ngajshme

Kryetari i Obiliqit: S’ka varrezë masive, aty u tentua kultivimi i narkotikëve!

Yllka Gashi

Nominohen talentët më të mirë të vitit 2026

Yllka Gashi

Detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve

Yllka Gashi