Telenews

Ngjarjet kryesore të ditës

Sindikata e infermierëve të Kosovës dhe stafi mbështetës protestojnë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 09:00).
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon diskutimin publik me temën “Raportet Kosovë-Serbi: Tabelat e veturave dhe një dialog që nuk po lëviz!” (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 9:30).
Mbahet edicioni i 21-të i panairit ndërkombëtar EXPOKOS. Hapja solemne bëhet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. (Qendra e Prishtinës, pranë Pallatit të Rinisë, ora 11:00).
Drejtoria komunale e Mirëqenies Sociale organizon kampanjën “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”. (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 13:15).
Mbahet takimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00).
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do të flitet për sëmundjen e lisë së majmunëve (MSh, ora 14:00).
Mbahen konferencat për media të dy skuadrave finaliste të Kupës së Kosovës:
Ora 14:00 – Konferenca e FC Drita (Selia e FFK-së).
Ora 15:00 – Konferenca e FC Llapi (Selia e FFK-së).

Të ngajshme

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Valjeta Turkaj

Radoniqi: 7 qershori data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valjeta Turkaj

Meta kërkon lirinë, i drejtohet sërish GJKKO-së

Valjeta Turkaj